frikë nga vdekja në aeroplan
E ishte natë çfarë Nata
duhet të jetë
Vashëza, shishja dhe ëndrra e bekuar
Me vështirësi e kam mbjellë
Farën time në zemër
të kombit.
E kam injektuar bërthamën në damarin e gjakut shpirtëror.
Tash po e përqafoj poezinë
e biznesit dhe po bëhem – për
njëfarë kohe – “Princ i Industrisë”
Udhëheqës i lindur, poet,
Shaman, me
shpirt klouni.
Çfarë kërkoj
në këtë Arenë
për ndeshje me Dema
Të gjitha personalitetet publike
bëjnë gara për t’u bërë Lider
Vëzhguesit rreth Varrit
vështruesit e trazirave
Frika nga Sytë
Vrasjet
Të dehurit është maskim i mirë.
Po pij që të
mund të flas me zuzarë.
Lemeri nga biznesi
Ndjenjën e Fajësisë
për Paratë
a e meritoj?
Takim
Më duhet t’i heqi qafe Menaxherët dhe agjentët
Pas katër vitesh. Më ka mbetur vetëdija e
ngjashme si tokmak çeliku
Pendohem për netët e humbura
dhe vitet e kaluara bosh
Mbi të gjitha këto jam pëshurrur
Oj muzikë amerikane
Fund me lamtumirë të dashur
dhe plane për ardhmëri
As aktor
Shkrimtar-krijues filmi
Cila nga qelizat e mia
do të mbahet mend
Lamtumirë Amerikë
të kam dashur
Paratë nga shtëpia
me fat
rri larg telasheve.
*Titulli i origjinalit: “Ditët në rrugë”
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
JIM MORRISON: JA PËR ÇKA NJERËZIT NDJEJNË NEVOJË
Poezi nga Jim Morrison
Njerëzit ndjejnë nevojë për lidhës:
Shkrimtarë, heronjë, yje
Udhëheqës
Që t’ua tregojnë fytyrën e jetës
Një barkë rëre për një fëmijë
Që të përballojë diellin.
Ushtarë plastikë në miniaturë
Garazhë raketash.
Kështjella.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult