Jim Morrison: Njerëzit janë të çuditshëm

Poezi nga Jim Morrison

Njerëzit janë të çuditshëm
Kur ti je i çuditshëm
Fytyrat duken të shëmtuara
Kur je vetëm

Gruaja duket e ligë
Kur je i padëshiruar
Rrugët janë të pabarabarta
Kur ti je poshtë

Kur je i çuditshëm
Fytyrat dalin nga shiu
Kur je i çuditshëm
Askush nuk e kujton dot emrin tënd
Kur je i çuditshëm
Kur je i çuditshëm.
Kur je i çuditshëm.

Përktheu: Agron Islami

ObserverKult


Lexo edhe:

MUZAFER XHAXHIU: DHE QESHËM…QESHËM SI TË MARRË!