Është dashuria…të fshihem apo t’ia mbath?, nga Jorge Luis Borges

dashuria borges është libri dashuria poezi nga borges
Jorge Luis Borges

Është dashuria. Do më duhet të fshihem a t’ia mbath.
Rriten muret e burgut të saj, si në një ëndërr të frikshme. Maska ngashënjyese ka ndërruar, por si gjithnjë është e vetmja.

E ç’më duhen hajmalitë mua: ushtrimi i letrave, erudicioni i vagët, rishtaria në gjuhën e përdorur prej nordikut të sertë për t’u kënduar detrave dhe shpatave, paqja e miqësisë, galeritë e Bibliotekës, gjërat e zakonshme, huqet, dashuria e re e sime mëje, hija ushtarake e të vdekurve të mi, nata e përjetshme, mera e gjumit dhe e ëndrrës?

Kohën e mas me praninë a mospraninë tënde.

Tani kana coptohet mbi burim, tani njeriu zgjatet drejt zërit të zogjve, tani ata që shikojnë në dritare janë muzgulluar, por terri ende nuk e ka ndehur paqen.
Është dashuria, e di: ankthi dhe paqtimi kur dëgjoj zërin tënd, shpresa dhe kujtesa, tmerri i të jetuarit në pafundësi,

Është dashuria me mitologjitë e saj,
me magjinë e saj të vogël e të kotë. Është një kthesë udhe ku s’guxoj të kaloj.
Tani më kërkojnë ushtritë, hordhitë.
(Kjo dhomë është irreale; ajo s’e ka parë.)
Më skllavëron emri i një gruaje.
Një grua ma trishton tërë trupin.

Përktheu: Azem Qazimi

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

Kjo është dashuria! Foto virale që flet sa njëmijë fjalë

“Ky është bashkëshorti im, i cili rri nën dritaren e dhomës time të spitalit, ku unë jam shtruar për një javë me pankreatit të keq. I shkrova atij se më mungonte shumë, dhe ai u shfaq ashtu si ishte, me rrobat e tij të punës.”

“Sapo mbaroi detyrën, ai vrapoi drejt meje për të më parë për pesë minuta.

Sepse më shumë nuk më lejuan të ngrihem në këmbë. Për mua kjo është dashuria”.

Giulia Pascutti postoi në Facebook një fotografi të shkrepur nga dritarja e dhomës së gjumit të Spitalit Universitar “Santa Maria della Misericordia”…

Lexo tekstin e plotë KETU