Mban mend?, poezi nga Jorgo Bllaci

mban mend, poezi nga jorgo bllaci

Mban mend?
Kësaj rruge dolëm
Natën e lamtumirës.
Fjalët qe nuk i folëm
Shiu ja tha errësirës.

S’di sonte këndej kalova
Kohët si lashë mënjanë,
Befas m’u duk se dëgjova
Dy zëra, si zërat tanë..

Njëri diç foli për mallin,
Tjetri sikur psherëtiu…
E dashur, ne ishim vallë
Apo errësira dhe shiu?

ObserverKult

Lexo edhe:

Jorgo Bllaci: Mos m’u ngrys, moj e bukura ime…