Kejsi Tola: Më ke mua (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Më ke mua” nga Kejsi Tola, një ndër më të bukurat e saj.

Di që njerëzit largohen kur je keq,
Ata që të donin kur ishe mirë,
Por unë jam këtu për ty njeriu im,
Në çdo ditë tënden të vështirë.

Shoqëria sa më rrallë në telefon,
Ku janë miqtë e vjetër pse s’na kujtojnë,
Të largohen më mirë që të gjithë,
Se m’ke mua shpirt im.

Ti m’ke mua, m’ke mua,
Të largohen që të gjithë shpirti im,
Se m’ke mua…
Të dua.

Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë,
Më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë,
Por e gjej gjithmonë një formë më fal të them ,
S’të gënjej dot përmendësh ti më njeh .

Dhe kur për një kohë të gjatë nuk jemi parë,
Dhe atëherë kur njerëzit na kanë ndarë,
I falënderoj unë që të gjithë,
Se ma shtuan dashurinë.

Ti m’ke mua, m’ke mua
Të largohen që të gjithë shpirti im,
Se m’ke mua…
Të dua.

Deri n’fund të jetës,
Unë ia kam dhënë premtimin vetes.

ObserverKult

Dëgjoni nga po kjo këngëtare edhe këngën:

KEJSI TOLA: KTHEHU TI TEK UNË SA NUK ËSHTË VONË (TEKSTI DHE KËNGA)

Ishte dje por s’më kujtohet dhe çdo ditë largohet
veç nga sytë e tu më afrohet
Po kuptoj pse stinët ndërrohen, pse pa ty s’jetohet
Jeta nuk falet por fitohet.

Koha është një flutur, pak ajo jeton
dhe si nata bëhet iluzion
Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë
se e djeshmja s’ekziston

Tekstin e plotë dhe videon e gjeni KETU