Këngë që jetojnë gjithmonë: Luan Zhegu- Trokite te dera (teksti dhe kënga)

Muzika: Luan Zhegu
Teksti: Irma Kurti
Këndon: Luan Zhegu

Ti trokite tek dera
apo ish dimri vallë?
Imazhi yt më shfaqet
përpara ngadalë.

Të pyes një çast: ”Më do?”,
ti s’më thua një fjalë,
veçse skuqesh lehtë
dhe bën të ikësh larg.

“Mos ik!” thërret zemra,
Diçka do ta them,
dhoma pa ty më duket
e vogël dhe e shkretë.

ObserverKult


Lexo edhe:

LUAN ZHEGU & LILIANA KONDAKÇI: DHE DASHURI LINDIN TEK NE (TEKSTI DHE KËNGA)