Poezi nga Klodian Kojashi
Ti ikë,
e shkon nëpër natë,
madje s’ikë askund,
ti je gjithmonë aty ku
qielli jem dihat,
e trupi m’braktis
toka m’lëshon,
kocat humbin pa vonesë.
Jam vetëm djersë,
të kam shpirt,
të jam shpirt,
s’jam shpirt
jam pendesë,
pa asnji vend,
pa forcë e pa mend
jam mjegull pa shpresë.
A shef se prej teje
jam atje ku s’gjendem.
M’thuj se më don,
se jena dashtë,
se m’ke dashtë,
m’thuj se ke me m’dashtë
edhe nëse çmendem!
ObserverKult
Lexo edhe:
KLODIAN KOJASHI: KUR TI MË PËRQAFON…
————————————————-
Lexo edhe:
DASHURIA NGJASON ME BINJAKËT IDENTIKË, NJËRIT I DHEMB KUR TJETRI DIGJET!
Ivria Lublin kishte qenë dashuria e tij e vetme. Edhe kur dashuria kishte shkuar dhe ia kishte lënë vendin me kalimin e viteve keqardhjes reciproke, miqësisë, dhimbjes, shpërthimeve e lulëzimeve sensuale, hidhërimit, xhelozisë dhe zemërimit, e përsëri verërave indiane që ndiznin shkëndijat e braktisjes seksuale, pastaj përsëri hakmarrjes, urrejtjes dhe dhembshurisë, një ind emocionesh të ndërthurura, të ndryshueshme, zhytur në përzierje të çuditshme dhe kombinime të papritura si kokteilet e përgatitura nga ndonjë banakier i çmendur.
Nga Amos Oz
Sado të përziera, në to nuk kishte asnjëherë mungesë indiference. Përkundrazi, me kalimin e viteve, ai dhe Ivria ishin bërë gjithmonë e më shumë më të varur nga njëri-tjetri. Madje edhe në zënkat e tyre. Edhe në ditët e përbuzjes, poshtërimit dhe zemërimit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU