Kroni i Saraçit, uji i tij ia riktheu shikimin një njeriu

(Strellc, Deçan)

Ish kanë ni saraç n’Pejë. Kta saraçt dajm ungjun rrinë tuj kepë.
Ish kanë qerrue ai saraçi; shum kohë ish kanë metë i qerruem. E sheh ‘i anërr ni natë qi me shkue tu nifarë kroni n’filan vên. Tjetër krue s’ka kërkun n’at krah, as ngat as larg, veç qaty â krue, me shkue tu filan kroni n’mal t’Strellcit n’Prapashti, ku âsht ni gurë i gatë, Guri i Sallakit. Çohet nesret, u kallxon djemve, u thotë:

-Ksi, ksi, ksi e kam pá ni anërr.
-Po, more, â kollaj me t’çue. Na e gjâjmë kronin.
E marrin, e hipin n’kali e shkojnë tu’ dvetë ku â’ filan kroni n’Prapashti. Kta çobât edhe i dinë krojet ku janë edhe e drejtojnë e e çojnë tu ai krue. I lan sytë, pin ujë, pushojnë pak. Nisin e i kfjellen sytë, tuj pá, tuj pá…i lán edhe ni herë, edhe ni herë.

Ka ba lazëm m’u zhdjergë n’kamë t’veta, pa e hipë n’kali e pa e prekë kush me dorë. U shnosh.
At ditë e sod kronit i ka metë emni Kroni i Saraçit, se aty iu shnoshën sytë saraçit. Kroni s’ka ndryshue hiç. Si â’ kanë qashtu âsht.

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë 1”

Përgatiti: ObserverKult  


Lexo edhe:

ANTON ÇETTA: DO TË VIJ PRAPË, POR PËR NJË PUNË TJETËR, EDHE MA TË MADHE SE KJO

Nga: Blerim Latifi

Në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, një pjesë të madhe të kohës së tij, Anton Çetta, e kishte kaluar nëpër fshatra të Drenicës.

Ai ishte etnograf dhe kishte marrë përsipër projektin e mbledhjes së tregimeve popullore në gjithë Kosovën, para se tregimtarët e fundit të tyre të vdisnin.

Rezultatet e punës së tij etnografike në Drenicë u publikuan në tri vëllime me titullin “Prozë popullore nga Drenica”. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult