Kujtim Paçaku: Të gjithë më tradhtuan në jetë…

rom tradhtuan poezi nga kujtim paçaku

Të gjithë më tradhtuan në këtë jetë…
Pos violinës
Gjak e mjaltë kemi ngjyer bashkë
Në sofrën e hënës
Tash që ditët i kam të numëruara
Veç një amanet po ua lë:
Në varr kur të më lëshoni
Mbi gjoks të ma lini violinën 
Violinën time të vjetër
Oh, këtë dashnore gjithmonë të re.

ObserverKult

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: TI KE MBETUR, MOJ ZEMËR, E VETME