Kur Faik Konica fliste për karakterin e shqiptarit

Konica është i njohur për të folurit e drejtpërdrejt, ironik e shpesh edhe sarkastik. Më poshtë gjeni një nga fragmentet ku flet për karakterin e shqiptarit:

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë – sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marin armët, hidhen, vriten. Por këta njerëz që vriten për interes e dokrra, frikohen e ftohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë, a për ndonjë të mirë të përgjithshme. Nuk kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga Kadiu. Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës e Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie…”/ObserverKult