Liudmyla Diadchenko: Merre veten me të mirë…

Karuseli dhe karameli
Mbahen në duart që i rreh era!
Ngjitu butësisht lart,
Lëshohu butësisht teposhtë;
Ti mund gjithmonë t’ia qëllosh, kështu që
Ose merre veten me të mirë
Me lutje ose pështyje fatin:
Çfarë duhet dhe çfarë vjen
Do t’i shpëtojë të gjithë menjëherë,
Duke e marrë një dhe duke i marrë të gjitha,
Bile edhe karkalecat
Plastikë të karuselit.
Vazhdo – mblidhi
Kujtimet njashtu siç grumbullohen
Pleshtat në një qen endacak –
Kjo thjeshtë bëhet më e vështirë,
Nëse lehtësohet, herë pas here,
Nga ndonjë klithmë pulëbardhe,
Sokëllimë therëse apo ndonjë mjaullimë,
Të jem e sinqertë, kjo nuk është
As shumë pak, as shumë.
E gjithë kjo jetë është një vend
Që ke vëzhguar dhe tregtuar
Për vende të tjera, sepse
Nuk ke qenë e mirëpritur.

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

JANICE D. SODERLING: NJË MBRETËRI SHUMË E VOGËL