Kur Lasgushi tregoi si i ndihmoi Noli të merrte bursë studimi (Video e rrallë)

vala poezi nga lasgush popradeci

Në videon e rrallë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri, “poeti i dashurisë”, Lasgush Poradeci, ka dëshmuar sesi Fan Noli kishte reaguar menjëherë, pasi nuk e kishte dëgjuar emrin e Poradecit, në listën e bursave që do të dorëzoheshin.

Ai kujtoi sesi e kishte ndihmuar Noli, për të marrë bursë studimi për albanologji.

“… Babai e deshte shumë kulturën. Teneqexhi qe, po e deshte… Më dërgoi në Manastir, mua. Ai (gjimnazi) qe rumunçe. Atje bëra poezi. Pastaj, filloi lufta e përbotshme… Kurse ti tani, më bëhesh regjisor me gjimnazin, me universitetin, me gjëra të tëra… Në tre gjuhë, mezi e mbarova gjimnazin.

Unë s’kisha bursë. Mori vesh Fan Noli, pastaj.

“Po Lasgush… Lasgush Poradeci, – tha, – s’ka bursë?”

Se ia thanë emrat.

“Jo, i thanë, – s’ka bursë”.

“Po si, – tha, – s’i keni dhënë bursë atij?!”.

Edhe bëri telegram në konsullatën tonë të Rumanisë, ku qe sekretar Asdreni.

“Lasgush Poradeci emërohet bursier i shtetit, për të bërë studime në albanologji, të niset për Berlin” – është rrëfimi i vetë poetit. 


Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”

Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:

Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU