Lawrence Ferlinghetti: Jeta në egërsi, herët në mëngjes

Lawrence Ferlinghetti, 1977. (Photo by Janet Fries/Getty Images)

Poezi nga Lawrence Ferlinghetti

Buzë lumit të madh Deschutes
në bregun e lëndinës së bleruar
dielli bash tash po u bie
shkëmbinjëve të lartë
karmat e skalitura prej guri
të larta e të largëta
në anën tjetër të lumit

Në këmbë të një rrëpire të kaftë
një milje larg
gjashtë drerë bishbardhë
katër kaproj të ri me brirë të degëzuar
dhe dy drenusha të vogla
të heshtura në përjetësi
pinë ujë lumi
atëherë në kohën reale çojnë kokat
dhe ngjitën lart e më lart
përpjetëzes zigzage
në pikë të diellit

I afroj me dylbi
si në një kameo të rrumbulltë
Në trungun e pemës është një zgavër
njëri nga ata shikon brenda
Njëri pas tjetrit
thithin qetësinë
(dy të fundit)
një nga një
ngjiten aq qetë
buzë kanionit
dhe pa shikuar mbrapa
zhduken përgjithmonë

Bash sikur do njerëz
në jetën time.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Lawrence Ferlinghetti

Lexo edhe:

ALLEN GINSBERG: UNË NUK JAM

Unë jam lezbike që çirret në bodrum e zaptuar në pëlhurën e lëkurtë të merimangës
unë nuk jam zemra e Rockfellerit e sulmuar në krevatin e dashurisë pa brekë
unë nuk jam intelektual radikal pederast stalinist
as rabin antisemit me kapelë të zezë mjekër të zezë dhe thonj të papastër
e as që jam poet i qelisë së burgut të San Franciskos i rrahur nga puthadorët e policisë
frikacake në Natën e Vitit të Ri

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

JACK KEROUAC: PO TË THEM SE ËSHTË TETOR!

Ka diçka të vjetër, të artë dhe të humbur
Në dritën e çuditshme stërgjyshore;
Ka diçka të butë, të dashur dhe të trishtë
Në fuqinë e bakërt të tetorit.

Fundi i diçkaje, të vjetër, të vjetër, të vjetër…
Gjithmonë mungon, i trishtuar, i trishtuar, i trishtuar…
Duke thënë diçka… dashuri, dashuri, dashuri…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU