Lefter Çipa: Haheshim me njëri tjetrin kush i këndonte Enverit. Kush e mohon, mohon veten

Me buzëqeshjen dhe fjalën e bukur na  pret në shtëpinë e tij, në Himarë poeti i mijëra vargjeve polifonike dhe i 18 librave me poezi, Lefter Çipa.

Veten e quan vjershëtor jo poet dhe gazetares se emisionit “Ora Verore” transmetuar ne RTV Ora, Albana Çaushaj i shpjegon pse: Poeti është fjalë e bukur por nuk arrin nocionin e vjershëtarit. Edhe Naimi, Çajupi ishin vjershëtarë. Vjershëtori është tepër klasik në krijimtarinë e tij sepse ka të bëjë me botën psikologjike të popullit.”

Tregon se e ka trashëguar nga gjaku i fisit vjershërimin.  

“Kam bërë poezi dhe kam shkruar këngë. Të shkruash këngë për polifoninë shqiptare është më e vështirë se një poezi që ia dedikon dikujt. Nëse zërat e polifonisë nuk i trajton në harmoninë e fjalës me fjalë dhe vargun me varg nuk je i suksesshëm. “

Në karrierën e tij  i ka kënduar edhe Enver Hoxhës edhe Partisë. Nuk e mohon dhe nuk rri pa kritikuar ata që e bejnë.

“Ai poet ose shkrimtar që ka krijuar për partinë, Enverin e gjithcka tjetër mohon veten, nëse mohon se i ka shkruar dhe populli thotë nuk ka zullum më të madh nëse mohon vetveten.

Unë kam shkruar edhe për Enverin dhe partinë por jo me porosi, por haheshim për një festival të Gjirokastrës. Hasheshim si grupe kush të këndonte i pari këngën e Enverit apo të partisë. I njoh të gjithë. Ata që flasin dhe mohojnë veprën e tyre, të mohuar janë në këtë kohë por të mohuar do të jenë për gjithë jetën.

Ne shtepine e Lefter Çipes, foto: Nga emision “Ora Verore”

Vargjet per bashkeshorten

I  ka kënduar edhe bashkëshortes. ”Edhe tani në moshën 80 vjeçare ndjej kënaqësi që i kam dedikuar  këngë bashkëshortes time”

Vjershëtari Çipa ka përkufizimin e tij për poezitë e jugut dhe të veriut.

“Jugu ka poezinë vjershërim të harmonizuar dhe fjalën e ka muzikalitet. Mendimi i vjershërimit të jugut është filozofik. Mendimi i vjershërimit të veriut ka gjëra të bukura por jo gjithmonë populli e do epikën do dhe lirikën, erotikën, sic do legjendat, përrallat. Burimi i këngës tonë polifonike

Të rinjve u thotë të “ushqejnë shpirtin, të merren me artin, këngën vallen , poezinë, dramaturgjinë” .  Ndërsa shtetit i kërkon të kthejë sytë nga arti i kombit. /oranews