Leonard Cohen: Diçka na ka harruar në mënyrë perfekte!

leonard cohen stili

Dikur kam besuar se mjafton vetëm një varg
në një poezi kineze të ndryshojë
tërësisht mënyrën se si thahen lulet
si ngjitet hëna në qiell,
kam besuar se ky varg mund ta ndryshojë
dëshpërimin e njerëzve patetik
duke i shtyrë të udhëtojnë mbi gota vere.

Besoja se kështu fillon edhe pushtimi
i grumbullit të sorrave që zgjedhin gjahun para syve,
Si dinasti që përcjell gjuhën e vajit, krakun e tyre.

Dikur besoja se guvernatorët i jepnin fund jetës si murgj,
pasi deheshin ëmbël
duke treguar kohën me shi dhe qirinj
të udhëzuar nga pelegrinazhi i një insekti
që ju ecte nëpër faqe.

Unë zgjodha të jetoj në një vend të vetmuar
të shkëputur nga dashuria
të përbuzur nga lufta.

E mvesha fjalorin tim me gjuhë mirësjellje të shtirrur,
që po të ma njihte hëna, do të bëhej thërrime.

Dhe ashtu,
e lashë shpirtin tim të notonte mbi verë,
si një maunë me aromë.
E lashë shpirtin tim të dehet
për të gjithë lordët
që lëngojnë për të pirë
e për të pëshpëritur për fuqinë e tyre
e që fuqia e tyre e vetme ishin të dashurat
për të cilat besonin se ende i bindeshin,
sikurse unë,
sikurse përtej mjegullës përgjatë bregut
sikurse orë të plagosura për një mijë vjet.

Prisja derisa të më lëndohej gjuha dhe te më mbyllej vargu,
por petalet e verdha frynin si zjarr rreth poezive të mia
që i drejtova drejt yjeve
por u përkulën si ylberë ngjyrash.

Pyesja:
Kush mund të gjurmojë shtigjet me kanion,
ku edhe bagëtitë janë gdhendur me kohën
dhe bredhin nga livadhet në festa?

Gjethet e vjeshtës
u zhdukën një nga një, si fije shprese
e pashmangshme ku jemi…

Diçka po na harron në mënyrë perfekte!

Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili


Lexo edhe:

LETRA E LEONARD COHEN PËR GRUAN E TIJ, E SHKROI PAK PARA SE TË NDAHEJ AJO NGA JETA

Letra e këngëtarit dhe poetit, Leonard Cohen, drejtuar muzës së tijdashurisë e mikeshës, Marianne Ihlen, kur ajo po dergjej në shtratin e vdekjes.

“Epo, Marianne, ka ardhur një kohë kur ne jemi vërtetë shumë të plakur, trupat po na shpërbëhen, dhe unë mendoj se do të ndjek pas shumë shpejt...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU