Leonard Cohen: Duke u mësuar, si ta bëjë vdekjen të qesh!

Nga një pjesë e thjeshtë e imja,
Të cilën nuk mund ta shfrytëzoja më
Mora bekimin e luleve
Që shtrëngoheshin gjatë natës
Si grushta të një dashurie xheloze
Si nyje
Dhe e kuptova
Askush nuk mund të zhbëjë diçka pa shkatërruar.

Mëngjesi i ri më zbardhi
Me mjegull blu
Si pluhuri nën fustanin e nusërisë
Pastaj përcjella ditën
Si një re mes delesh
Pas xhudave
Të vendosur lart, të devijuar e rrethuar me gjak
Me tmerrin e krijimit të reve të zeza.

Dhjetë vjet kaluan me udhëtime dhe me ëndërra të parealizuara
Me të qeshura që më tundojnë në pleqëri,
Me yje të panjohura,
Me mushka deti,
Në vazhdimësi në kërkim të njohjes së trupit dhe shpirtit,
Duke u mësuar ngadalë, se si ta bëjë vdekjen të qesh.

Tregimet e bukura një ditë u kthyen në teori,
Kërkoheshin vetëm të tregoheshin dhe ritregoheshin, pa u përjetuar më.

Sidoqoftë, homazhet e mia ishin lule ngjitëse
Rabinë jeshilë dhe të kuq
Që i shërbenin diellit si pjata.

Në fund ma ofrove dogmën që ma mësove,
Duke më përbuzur dhe duke më mësuar të përbuzë
Unë rashë para teje, i skemuar si fragment
Si një statujë e përsosur.

Të pashë të fuqishëm dhe të lumtur
E unë nuk mund të jetoja vetëm me atë që mbillja
Se i takoja një toke që kultivon ngadalë.

Drita dhe shkëlqimi
Hynë në pemishtet që flenë
Si një film i heshtur në një ceremoni martesore
Hynë drita në harqet e degëve
Vetëm për hir të dashurisë.

Nga kodra pashë
Se si merrnin frymë lulet e mollës
Pashë natën e argjendtë
Si peshqit që hanë sferat e ajrit nga lumi.

Kështu ushqehej nata e ndriçuar
Nga pemishtet që flenë
Duke hyrë në qemerët e degëve
Si të ishte proces i shenjtë.

Rroftë Fuqia e Syve
Rrofshin hapat e padukshëm
Rroftë makina e panjohur apo ndryshe zemra,
E cila me vullnet ose jo
Derdhet me hirin e fitimtarit që pëshpërit
Si një mot i pafund
Mbi krijesa të përsosura
Që bota i rrit!

Përktheu: Adelina Çoçaj- Ismaili