Poezi nga Lewis Lipsitz
“Kini kujdes nga mashkulli që lavdëron femrat e emancipuara;
ai po planifikon ta lë punën.”
Erica Jong, “Shtatëmbëdhjetë paralajmërime
në kërkim të një poezie feministe”
Kini kujdes nga poetesha;
ajo është duke pritur të jetë e befasuar nga një mjellmë.
Kini kujdes nga gruaja me lapsa të mprehtë;
ajo kujton se jeni shënim margjinal.
Kini kujdes nga gruaja që vjen drejt teje;
ajo kujton se është dritë në fund të tunelit.
Kini kujdes nga gruaja që ju pranon ashtu siç jeni;
ajo është e shterur.
Kini kujdes nga gruaja që ka qejf të gatuajë;
ajo do t’ju detyrojë t’i rrëmoni të lënat.
Kini kujdes nga gruaja që nuk ka qejf të gatuajë;
ajo do t’ju hajë të gjallë.
Kini kujdes nga gruaja që nuk ka qejf të preket;
ajo mban një listë të lëndimeve të vogla.
Kini kujdes nga gruaja që ngre pesha;
ajo ka për t’ju zhgënjyer.
Kini kujdes nga gruaja e paemancipuar;
ajo e di kur ta thërrasë avokatin e saj.
Kini kujdes nga gruaja e emancipuar;
ajo është vetë avokate.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
…dhe shikoj
për njëfarë krahasimi brenda meje:
ndoshta është një dyqan ushqimor i rrethuar nga deti
dhe rrobat e shqyera prej të cilave uji i detit pikon.
Pablo Neruda
Shoh pronarët e mposhtur
të shtëpive tona të plazhit të brendshëm –
muret e tyre të fundit bien në det.
Valët e gjate fshijnë
aq shumë dekada, aq shumë
përpjekje
për t’i mbajtur të gjitha në këmbë.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult