Linda Agolli: Do zhdukemi bashkë?

Po sonte kur të zhdukemi bashkë Do zhdukemi bashkë? Përmbi shkëmbinj majë gishtash të qëndrojmë Nën ujë të puthemi pa frymë Përtej shtatë qiejsh të shtegëtojmë.

Po sonte kur të zhdukemi bashkë
Do zhdukemi bashkë?

Përmbi shkëmbinj majë gishtash të qëndrojmë
Nën ujë të puthemi pa frymë
Përtej shtatë qiejsh të shtegëtojmë.

Po natën kur të flemë bashkë
Do flemë bashkë?

Të të mbuloj me flokë e buzë
Të fle e të mos fle mbi trupin tënd
Të digjem e të bëhem shpuzë.

Po nesër kur të zgjohemi bashkë
Do zgjohemi bashkë?

Të buzëqeshim sa të çelë dita
Të pimë në shtrat kafenë e parë
Të vemë në gotë trëndafila.

Dhe ditën tjetër e ditë më pas
Do zhdukemi e do zgjohemi bashkë…

*Titulli në origjinal: Dhe ditën tjetër

ObserverKult

Lexo edhe:

LINDA AGOLLI: ANALFABETI, NË KUPTIMIN E SKAJSHËM SHOQËROR

(Duke dëgjuar në TV një të ashtuquajtur figurë të “rëndësishme” në fushën publike, përkatësisht atë politike)

Nuk është analfabet ai që thjesht nuk di të shkruajë e të lexojë.
Analfabet është edhe një që di të shkruajë e të lexojë por që nga kjo nuk ka brendësuar asgjë. Analfabet është një që nuk arrin të rritet me dhe në asnjë kusht të dhënë. Nuk arrin të bëhet.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

LINDA AGOLLI: ANKTHI I PRITJES

Tendoset çasti mes orësh të gjata
Mes ditëve pa ty hyn një korb,
Limanet përgjumen pa ardhur nata
Me gurët, dhe zhurmat futen në morg.

Poezinë e plotë e gjeni KETU