Lotët e saj bien si petale të thara trëndafilash

grua ankthi

Nga Stephanie Stoychevska

Kapa një lot
që binte nga qielli i diamanttë.
Një kujtim të harruar nga hëna.

Tani e vështroj
si një perlë oqeani të argjendtë.
Sytë e purpurt të universit
stolisur me pluhurin e yjeve.

Lotët e saj
bien si petale të thara trëndafilash
Në verën e vonë…


Në shqip: Irena Dono

Titulli i origjinalit: “Një lot nga hëna”

LEXO EDHE: Stephanie Stoychevska: Po ti kurrë nuk e more mundin…