Stephanie Stoychevska: Po ti kurrë nuk e more mundin…

Ti më kërkoje tek ylli më i ndritshëm i natës,
Më kërkoje te reja më bardhoshe në qiell.
Ti më kërkoje te trëndafili i egër në kopsht.
Më kërkoje te pisha më e lartë në pyll.
Dhe te guaska e gjendur thellë në det.

Por unë nuk isha tek ylli më i ndritshëm.
Nuk isha as te reja më e bardhë.
Nuk isha te trëndafili i egër.
Dhe as te pisha më e lartë.
Nuk isha as te guaska e gjendur thellë në det.

Ku isha? Në zemrën tënde,
e strukur në skutën më të errët.
E lehtë për të më gjetur,
Nëse do të më kishe ndjerë brenda teje.

Po ti kurrë nuk e more mundimin ta bëje…

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Unë jam një njeri që arrita të mbijetojë…