
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Niccolò Makiaveli
– Ai që kërkon të mashtrojë gjithmonë, do të gjejë dikë që do ta lejojë që ai ta mashtrojë.
– Njerëzit në përgjithësi, gjykojnë më shumë nga paraqitja se sa nga realiteti. Të gjithë njerëzit kanë sy, por pak e kanë dhuntinë të shohin përtej asaj që duket.
– Nuk ka asnjë mënyrë për ta mbrojtur veten nga komplimentet false, përveçse duke i bërë njerëzit të kuptojnë se duke ju thënë të vërtetën nuk do t’ju ofendojnë.
– Një njeri i kujdesshëm duhet të ndjekë rrugën e shkelur nga njerëz të mëdhenj dhe të imitojë ata që janë më të suksesshëm, në mënyrë që nëse nuk arrin deri në madhështinë e tyre, sërish do të përfitojë një pjesë të saj.
– Njerëzit kurrë nuk bëjnë mirë, përveçse në rastet kur nevoja i shtyn. Por kur ata janë të lirë të zgjedhin, dhe mund të bëjnë pikërisht siç u pëlqen, konfuzioni dhe rebelimi bëhen të shfrenuar.
– Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së shkuarës. Fjala e thyer është një domosdoshmëri e së tashmes.
– Mënyra se si jetojmë është kaq e ndryshme nga mënyra se si duhet të jetojmë, saqë ai që studion se çfarë duhet bërë më tepër se ajo që është bërë do të mësojë rrugën për rënien dhe jo për konservimin e tij.
ObserverKult
Lexo edhe:
30 THËNIE NGA MARKEZ: ASKUSH NUK I MERITON LOTËT E TU…
– Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.
– Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.
– Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.
– Një person nuk vdes kur duhet, por kur mundet.
– Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU