Dimnit, poezi nga Manjola Brahaj
Nji dimën i egër po gjarpnon udhët e qeniet,
po shtrin pllambët e tij të akullta drejt nesh,
dhe unë po due qetësinë e fushës së vdekun
me e marrë e me e vorrosë në gjoks,
me pushue prajëshëm deri në pranverë.
Nji errësi e ftohtë po hapërdahet mbi male e lugina,
po ngërthen kthetrat e saj në ne,
dhe unë po due errësinën e maleve të thella
me e marrë e me e ngulë në qenie,
për me u ba natë, vdekshëm me pushue
deri afër verës.
Nji mjegullnajë e mistertë po shpërndahet mbi qytet,
po shtron çarçafët e saj të tymtë sipër e mes nesh,
e unë po due blunë e thellë të qiellit të pamatë
me e marrë e me e rrasë në mendje, në rrashtë…
për me mendue kamngulshëm blu, për me pa andrrueshëm blu,
derisa mbretnia e dimnit të iki prej këtu.
ObserverKult
Lexo edhe:
MANJOLA BRAHAJ: E PARA ASHT DASHNIA
E para asht dashnia, poezi nga Manjola Brahaj
Ne nisëm me puthjen e shikimeve tona,
u lamë n’langun e ullinjtë.
Vazhduem me matjen e gishtrinjëve,
i shkëmbyem me njani-tjetrin i shtërnguem.
Kanga mori udhën e ngritjes,
me kafshimin e buzëve t’përgjakta me epsh.
U stepëm se nji derë qe e hapun
nji shtrat na u desht.
Ritmi ndryshoi, mori turr egërsia,
u tërbuan trupat, u çmend melodia.
Nuk e di sa herë u bana rrgallë n’duert e tua,
Nuk e di sa herë u bane ujë n’kofshët e mia.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult