Nga: Napoleon Lapathiotis
Ti vjeshtë e thellë mbushur trishtim, me mall të pret ky shpirti im,
me bubullima e pika shiu,
gjethe që bien me nxitim, pasditeve mbushur trishtim,
dhe dehjen q’e kam ndjerë gjetiu…
Behar i egër pjekëtar, që djeg si furrë e ndrin si zjarr,
qiej pa re, blu pa gjëmime:
sot zemra ime s’ gjen karar, kërkon të vijë një orë më parë,
veriu me breshër e thëllime!
Atëherë i krrusur, në vetmi, mbrëmjeve, thellë në shurdhëri,
plot nostalgji do ëndërroj,
dhe do më therrë më shumë e di, si një e largët melodi,
kujtimi i verës që kaloi…
Shqipëroi: Arqile Garo
ObserverKult
Lexo edhe:
PSE GJITHË DASHURITË QË FALA PO MË KTHEHEN NË MALLKIM
Nga: Dhimitra Neofytou
Në ç’det je duke lundruar,
vallë, në cilin gji të fshehtë,
për ku ikën, nga ke shkuar,
me atë mendim të beftë.
Mos më torturo, ma thuaj,
jam fajtore, e pranoj,
do zbuloj plagët që ruaj,
që të tuat të mbuloj.
Të kujtoj mbrëmje për mbrëmje,
natë për natë të dashuroj,
fle dhe ty të kam në mendje,
zgjohem dhe për ty mendoj.
Përqafim tjetër nuk dua,
ledhatim tjetër në botë,
sa veniten sytë e tua,
nuk pi ujë por thithi lotë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU
FAN NOLI: JEPNI PËR NËNËN
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult