Më tërhiqnin sytë, zëri, beli, buzët, duart, e qeshura, lodhja…

E diel 26 janar

Për herë të parë e rilexova Ditarin tim, nga shkurti në janar. Duhet të kërkoj gjithë momentet e saj.

Ajo u shfaq në 27 shkurt.
Në 12 shkrova:
“Kur thotë zotëri, gjithmonë përpëlit qerpikët. Nuk është ndonjë perri. Po mirë, ka një buzëqeshje të këndshme. Diçka është diçka”.

Këtë e kam shkruar unë, këtë e kam menduar dikur unë për të.

Në 10 prill:

“Avejaneda ka diçka që më tërheq. Kjo është e qartë, por çfarë ka?”

Po pra, çfarë kishte? Ende nuk e di. Më tërhiqnin sytë, zëri, beli, buzët, duart, e qeshura, lodhja, ndrojtja, e qara, çiltërsia, dhimbja, besimi, ëmbëlsia, ëndrra, hapi, psherëtima e saj. Por asnjë nga këto tipare nuk mjaftonte për të më tërhequr aq vrullshëm dhe katërcipërisht….

(Fragment nga “Armëpushimi”i Mario Benedetos)

Në shqip: Erion Karabolli

ObserverKult

ObserverKult

——–

Lexo edhe:

MARIO BENEDETTI: KAM FRIKË TË TË SHOH

Kam frikë të të shoh
nevojë të të shoh
shpresë të të shoh
amështi të të shoh
kam dëshirë të të takoj
shqetësim të të takoj
sa siguri të të takoj
aq dyshim të të takoj
kam ngut të të dëgjoj
gëzim të të dëgjoj
fat i madh të të dëgjoj
dhe frikë të të dëgjoj
do të thotë
duke përmbledhur

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


BENEDETTI: NUK E KISHA IMAGJINUAR KURRË QË LUMTURIA MUND TË SILLTE KAQ TRISHTIM…

Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë. Ai është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa nga thënie të Mario Benedetti

Duhet të dish se ka njerëz që të ofrojnë yje dhe ka të tjerë që të çojnë tek yjet. Ky është ndryshimi midis atyre që ke qejf dhe atyre që do.

Në jetë duhen shmangur tri figura gjeometrike: rrethet vicioze, trekëndëshat dashurorë dhe mendjet katrore.

Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult