“Metamorfoza e një kryeqyteti” e Ylljet Aliçka përkthehet në gjuhën italiane

Romani “Metamorfoza e një kryeqyteti”, i autorit Ylljet Aliçka është botuar në gjuhën italiane me titullin “Metamorfosi di una capitale”.

Libri është përkthyer nga, profesor i letërsisë shqipe dhe drejtues i njësisë shkencore të albanologjisë në universitetin e Palermos, Itali. Ai është albanolog i mirënjohur, autor i disa librave dhe studimeve themelore për historinë, kulturën dhe letërsinë arbëreshe në veçanti dhe atë shqiptare në përgjithësi.

Romani i Aliçkës ka për objekt evolucionin shpirtëror, politik e shoqëror të intelektualëve të Tiranës nga vitet 70 deri më sot.

Shkrimtari dhe doktori i shkencave në Didaktikë, Ylljet Aliçka, është autor i disa botimeve në gjuhë shqipe dhe të huaj.

LEXO EDHE: KOMUNISTËT E YLLJET ALIÇKËS

Lexuesi moshatar me autorin konstaton në romanin “Metamorfoza e një kryeqyteti”, se mbrapa personazheve janë njerëz realë. Të cilët për imagjinatën e lexuesve që kanë jetuar vitet e diktaturës janë gati-gati të prekshëm si njerëz realë. I urrejnë, i përçmojnë apo i duan ata, varësisht nga eksperiencat jetësore personale.

Tregimi i ngjarjeve zhvillohet në sekuencën e tyre kohore, në një raport të ngushtë midis fenomenit artistik dhe procesit real në jetë. Duke nxitur dhe duke mbajtur të fortë tek audienca dëshirën për të ditur se çfarë ndodh më pas. Lënda artistike e strukturuar në shtrirje kohore e gjeografike të jep imazhin e një sfere.

Qendra e së cilës gjendet kudo ku personazhet veprojnë e zhvillohen. Ndërsa perimetri i saj nuk përcakton kufij asgjëkund. Në kohën e Partisë në qendër, marrëzitë absurde institucionale dhe ndërnjerëzore në sistemin diktatorial nuk kishin kufij. Të tilla u manifestuan edhe në kaosin e lirisë./DiasporaShqiptare