Migjeni: Kanga e dhimbës krenare

migjeni zeneli

Poezi nga Migjeni

O dhimbë krenare e shpirtit që vuen
dhe shpërthen ndër vargjet e lira…
A deshte, vall, për t’u ngushlluem
tu’ e stolisë botën me xhevahira.

O dhimbë krenare ndër vargjet e lira,
që kumbojnë me tinguj të sinqertë…
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?

O kangë e dejë e dhimbës krenare…
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin,
se koha do t’ju bijë ngushllimin.

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

ZEJNULLAH RRAHMANI: BABË, TI ATJE VETËM, SI IA DEL ME E MBUSHË DITËN, ME E KALUE MOTIN?