Mihail Lermontov: Ai rri menduar, zemërvrarë…

Gjithë natën reja e praruar
Shkëmbit plak iu përkëdhel në gji,
Dhe u nis për udhë më t’aguar,
Duke lojtur nëpër kaltërsi.

Veçse mbeti gjurmë e lagështirës
Rrudhave të shkëmbit. Vetmitar
Ai rri menduar, zemërvrarë,
Edhe mbytas qan mes shkretëtirës.

Përktheu: Jorgo Bllaci

*Titulli i origjinalit: “Shkëmbi”