Natasha Lako: Më ka dashur vërtet ai…

Rruga më binte andej nga e panjohura dhe e largëta,
u jepja kuptim syve të një zogu të vogël, si shkronjave
të para prej frikës dhe së bukurës,
kuptim u jepja puplave të lejlekëve edhe në fluturim,
ku butësia bëhej e egër,
kuptim i gjeja sqepit të një dallëndysheje të uritur
e doja si e kisha parë.

E bukura dhe e soditura uleshin me mua
në bankën e shkollës,
në gojë dhe buzë të shumëfishuara të jetoja,
e lidhur me dy pika syri zogjsh,
si nota të pakënduara ende,
u jepja kuptim të puthurave të vogla, të mëdha,
që më bënë një,
kaq e turbullt mbeti jeta që më donte.
Më ka dashur vërtet ai që të vogël nuk më pa,
i mahnitur kur ka qenë nga syri i ndritshëm i milingonave.


LEXO EDHE: NATASHA LAKO: NJOHJA IME ME MUHARREM FEJZON, FILLON NËPËRMJET TRAUMËS SË PARË, BRENDA KINOSTUDIOS…

Nga: Natasha Lako

Shumë njerëz nuk mund të dinë se Lufta e Dyte Botërore mund të ishte një kufi, midis atyre të lindur para saj dhe pas saj. Dhe unë me Muharrem Fejzon, i takojmë dy brezave të ndryshëm., jo se na ndajne vite, por një mur i hollë entusiazmi.

Muharremi i takon atyre të rinjve shqiptarë, të entusizmit, si nxënës të mbledhur rreth një Liceu Artistik, siç tregon vetë Muharremi që i binte fizarmonikës nëpër rrugët e Tiranës pa u lodhur.

Brezit tim, vetëm ja mësuan këtë entusiazëm. Megjithate gjithë bashkëpunimi ynë i gjatë, unë si skenariste dhe Muharremi si regjisor në tre nga filmat që i duam shume na lidh me një dashuri të sprovuar. Dhe pata rastin ta takoj atë dhe bashkëshorten e tij deri në këto ditë Covidi, te vetmin qe kemi bërë perjashtim ta shohim nga afër.

Dhe sa herë si gjithnjë kujtonte këtë adoleshence, dhe miq të rinisë qe i donte tepër, mendoja se gjithsesi ai kishte provuar ca shkëndija lirie, gjate rinise së parë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU