Natasha Lako: Të presim dhe pak …

natasha lako të presim

Të presim edhe pak përpara derës së mbyllur
dy hapa larg diçka është fshehur prej dikujt.

Të presim edhe pak me trupin e tharë, të pritur
si shiu që s’lag aty ku ka ikur.

Të presim edhe pak sa të bëhemi nervozë
të shajmë njëri-tjetrin si bënin balozët.

Në një ritëm më pak, si kraharorit një brinjë
të presim dhe pak të dëgjojmë ç’do të vijë.

Të presim edhe pak për të qënë të marrë
më të heshtur se gjaku, ose krejt të përdalë.

Kishim moshën që kishim, të vërtitemi përqark
ne të dy çfarë ishim, le të presim edhe pak.

Do të presim edhe pak, do të presim edhe më
dhe njëri-tjetrit do t’i thërrasim që larg.

Cili je ti që për mua s’ke zë.

ObserverKult

Lexo edhe:

NATASHA LAKO: MË KA DASHUR VËRTET AI…

natasha lako të presim

Rruga më binte andej nga e panjohura dhe e largëta,
u jepja kuptim syve të një zogu të vogël, si shkronjave
të para prej frikës dhe së bukurës,
kuptim u jepja puplave të lejlekëve edhe në fluturim,
ku butësia bëhej e egër,
kuptim i gjeja sqepit të një dallëndysheje të uritur
e doja si e kisha parë.

E bukura dhe e soditura uleshin me mua
në bankën e shkollës,
në gojë dhe buzë të shumëfishuara të jetoja,
e lidhur me dy pika syri zogjsh,
si nota të pakënduara ende,
u jepja kuptim të puthurave të vogla, të mëdha,
që më bënë një,
kaq e turbullt mbeti jeta që më donte.
Më ka dashur vërtet ai që të vogël nuk më pa,
i mahnitur kur ka qenë nga syri i ndritshëm i milingonave.

ObserverKult

Lexo edhe:

NATASHA LAKO: NJOHJA IME ME MUHARREM FEJZON, FILLON NËPËRMJET TRAUMËS SË PARË, BRENDA KINOSTUDIOS…

Nga: Natasha Lako

Shumë njerëz nuk mund të dinë se Lufta e Dyte Botërore mund të ishte një kufi, midis atyre të lindur para saj dhe pas saj. Dhe unë me Muharrem Fejzon, i takojmë dy brezave të ndryshëm., jo se na ndajne vite, por një mur i hollë entusiazmi.

Muharremi i takon atyre të rinjve shqiptarë, të entusizmit, si nxënës të mbledhur rreth një Liceu Artistik, siç tregon vetë Muharremi që i binte fizarmonikës nëpër rrugët e Tiranës pa u lodhur.

Tekstin e plotë e gjeni KETU