e kam gjetur kopshtin në
gjendje të mirë sot,
ti je mysafiri im
kësaj pasdite
do të bëj espreso
të fortë dhe do t’i prij Krishnas
nëpër lule
që lulëzojnë këtu
mund të prekësh
kokën e
një kllouni të regjur
dhe të mbledhësh jasemin
do të zbuloj ujëvarën
ngjitur me mullirin, pas
kafes një gotë verë
në tarracën e poshtme
kaktusi shkëlqen,
fieri drusor dhemb
pason pema e bananës
dëshirë e ndjeshme
i vetëm natën
unë ndjek gjurmët
deri te korija e bambujes
dhe si besimtar i lutem
asnjë Zoti të veçantë.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: