Nexha Reçica: Ti më thërret

Ti më thërret
atje ku dielli fshihet
prapa një universi tjetër,
Atëherë kur të vegjël ishim
E s’dinim t’i tundeshim heshtjes.

E sotmja mes ëndërrash
si shenjë në ballë më rri,
Kur ti ndizesh në mall
përsëri më thërret
E se di as vet se nga tretesh?!

Dallgë që plaset në breg
shpirtin tim nuk e lë qetë
Era fryn mbi det, e
zhytet diku thellë
si ëndërr fëmijësh.

Përmes reve shtegëton agu
E mall pafund pikon nata
Era bart fëshfërimën e heshtjes
Që kthehet në zhurmë
dhe shpirtin egër tundon.

ObserverKult


NEXHA REÇICA: MAGJIA E PUTHJES