Nexhmije Pagarusha: Dashnor tu bana…(teksti dhe kënga)

Dashnor tu bana
unë ty moj lule
rrezet si hana
n’zemër mi prune.

Prej larg t’shikjojsha
si rrezja djellit
kur mu afrojshe
si engjëll qiellit.

Tue kja sytë më rrinë
më ka lodhë dashnia
të kesh moj mirësinë
të rujtë perendia.

ObserverKult

———————————————————————-

bukuroshe kendon nexhmije pagarusha observerkult

Kliko edhe:

NEXHMIJE PAGARUSHA: E DEHUN JAM (TEKSTI DHE KËNGA)

E dehun jam
kambët s’më mbajnë
Po më mundon
nji dashuri

Tash për çdo natë
pi raki edhe verë
Gjithken që e helmojnë
por mu po më ngushllon
Ti mundesh me m’shpëtu
të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj
ky sharap sharap

Çdo kohë
po t’shoh t’përqafuem me te
Si s’pate pak mëshirë
Me m’lanë në kohë ma t’mirë
Kur t’gjitha ty ti dhash
Prej kah kjo pabesi
Pse puthjet haram m’i ke ba

Kambët s’më mbajnë
sa fort kam pi
Dru se po vdes
pa dashuri

Tash për çdo natë
pi raki edhe verë
Gjithken që e helmojnë
por mu po më ngushllon
Ti mundesh me m’shpëtu
të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj
ky sharap sharap

Çdo gotë po t’shoh
t’përqafuem me te
Si s’pate pak mëshirë
Me m’lanë në kohë ma t’mirë
Kur t’gjitha ty ti dhashë
Prej kah kjo pabesi
Se puthjet haram m’i ke ba

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:


NEXHMIJE PAGARUSHA: UNË TY MOJ TË KAM DASHTË (TEKSTI DHE KËNGA)

Repertoari i bilbilit të këngës, Nexhmije Pagarusha është i begatshëm dhe vështirë mund të përcaktosh se cila prej këngëve të saj të godet më shumë.

Kryesisht e identifikojnë me “Bareshën”, por ka edhe aq shumë këngë tjera që mbajnë vulën e zërit të saj, sa që nuk shijojnë kur i dëgjon të kënduara nga dikush tjetër.

Sot kemi përzgjedhur këngën “Unë ty moj të kam dashtë”, kënduar meshtrisht nga Nexhmije Pagarusha.

Ju ftojmë ta ndiqni videon, dhe ju sjellim edhe tekstin për ta shijuar të plotë:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult