Nikos Kambas: Ti moj mike gjithё inat mos rri

Vallёzonin vashat mbrёmanёt ndёn krua,
lule tё brishta si e ujit shkumё,
oh! qё tё tёra i desha, e m’u kujtua,
se paskam vend nё zemёr pёr mё shumё.

Gjynahun tim e them, madje me bujё,
tё shkojё kjo bukuri e unё tё flё?!
Ja pra! unё ngjaj me tё liqenit ujё,
ç’do gjё qё shkon njё gjurmё e lё mbi tё.

Liqeni veç qё vizaton gjithçka,
sa ikёn kjo edhe piktura shkon.
Pёrveç tё qiellit kaltёrsi q’ e mban
pёrherё mbi tё e kurrё nuk e largon.

Lёrmёni mua tё mё thonё tё marrё,
dhe ti moj mike gjithё inat mos rri.
Nё jam liqen, e pёr tё tёra i mbarё,
si qiell mbi liqen shkëlqen veç ti.

Shqipёroi: Arqile Garo


kant lumtur

Lexo edhe:

PO DASHURIA KU SHKOI MOJ MIKE…

Nga: Akos Dhaskalopoulos

Shkova në trevat ku të pashë për herë të parë
ishe e vogël edhe unë djalosh i mbarë.

Si ikën vitet, të ëmblat vite,
kur zemra jote kish lule e zjarr,
po dashuria ku shkoi moj mike,
që të na ngrohë kur fryn acar.

Dera e mbyllur, çelësat humbur, në thëllime,
shiu që bie mbi kalldrëm pikon në zemrën time.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult