Po dashuria ku shkoi moj mike…

kant lumtur

Nga: Akos Dhaskalopoulos

Shkova në trevat ku të pashë për herë të parë
ishe e vogël edhe unë djalosh i mbarë.

Si ikën vitet, të ëmblat vite,
kur zemra jote kish lule e zjarr,
po dashuria ku shkoi moj mike,
që të na ngrohë kur fryn acar.

Dera e mbyllur, çelësat humbur, në thëllime,
shiu që bie mbi kalldrëm pikon në zemrën time.

Si ikën vitet, të ëmblat vite,
kur zemra jote kish lule e zjarr,
po dashuria ku shkoi moj mike,
që të na ngrohë, kur fryn acar.

Shqipëroi: Arqile Garo

LEXO EDHE: Sergej Esenin: Të ëndërron me mall kjo zemra ime…