Një lakër për drekë e një grua besnike, s’kam asgjë tjetër…

libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

PASURIA, poezi nga Dritëro Agolli

Muret e dhomës heshtin si kartë
Pa sixhade e pasqyra,
Njerëzit mendojnë se jam i begatë
Me garderoba të fryra.

Dërrasa me libra dhe katër karrike,
Një sobë e një raft të vjetër,
Një lakër për drekë e një grua besnike
Dhe s’kam asgjë tjetër.

ObserverKult

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: U ZUMË TË DY AQ SHUMË TË SHTUNËN…