Nuk e urrej dhe as nuk mbaj inat ndaj tij… qofshin të lumtur së bashku

Poezi nga José Sbarra

Vëlla, besomë, nuk është xhelozi
e aq më pak pakënaqësi.
Nuk e urrej dhe as nuk mbaj inat ndaj tij.
Qofshin të lumtur së bashku!
Qofshin në paqti!
Qofshin të lirë ta duan fort njëri-tjetrin.
Një gjë të vetme dëshiroj.
Jo nga etja për hakmarrje,
veç një tekë e pafajshme është kjo imja.
Vëlla, ti e di që unë s’ jam
i lig.
Dëshira ime është që një natë,
teksa ngjitet pas trupit të saj,
ajo t’i pëshpërisë në vesh
gabimisht emrin tim.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

…NUK KAM MËKATUAR SA DUHET… POEZI NGA JOUMANA HADDAD

Jam Lilita, gruaja fat.
Asnjë burrë nuk ia doli
t’i shpëtonte magjepsjes sime,
asnjë burrë nuk do të donte t’ia mbathte prej saj.

Jam Lilita, hënë e dyzuar.
E zeza përmbushet me të bardhën,
se dëlirësia ime është shkëndija e shthurjes,
unë, e përkora, zanafilla e së mundshmes.
Jam gruaja parajsë që ra prej qiellit.
Jam unë, parajsa e dorëzimit.

Unë, virgjëresha fytyrëqiellore e veskeqes, nëna-dashnore
dhe gruaja-burrë.
Nata, sepse jam dita,
e djathta, sepse jam e majta,
Jugu, sepse jam Veriu.

Jam Lilita, gjinjtë e bardhë.
I papërballueshëm hiri im, se kam floknajë korb të zezë dhe të gjatë
e sytë e mi janë të mjaltë.
Unë, gruaja parake,
kurrë e kënaqur,
sepse jam takimi i përkryer,
përmbushja dhe arritja,
rebelja e mospranimit.
Legjenda thotë se nga toka u krijova për të qenë gruaja e parë e Adamit,
por unë kurrë nuk iu binda.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU