Nuk i trembem vdekjes, por dashurisë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autore të njohura:

Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një grua./ Margaret Thatcher

Unë gjithmonë kam dashur të isha një femër fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua./ Diane von Furstenberg

Nuk i trembem vdekjes, por dashurisë./Aldo Merini

Dashuria e bën shpirtin tënd të dalë nga vendi ku është fshehur./Zora Neale Hurston

Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh./ Maya Angelou

Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë./ Melinda Gates

Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë./ Bette Davis

Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim./ Angelina Jolie

ObserverKult