Nuk patëm faj as unë as ti… interpretojnë Flori, Elvana, Orinda & Julka
Sa djersë u derdhën në netët e ftohta,
Nga ngrohtësia e trupave lëshuar ..
Më duket sikur ish veç një ëndërr,
E jo një çast i përjetuar.
Sa fjalë u thanë me zë të ëmbël,
E sa buzët belbëzonin ..
Të kemi përballë parajsën –
– Paraardhësit s’do të na besonin..
U thanë vargje për poezi,
Që poetët shumë kërkuan.
Nuk patëm faj as unë as ti,
Nga thellësi e shpirtit buruan.
Kërkoj fjalë të them,
Sa shumë të ndjej –
– Si poetët dhe unë të gaboj .
Ka shumë pak fjalë magjike në jetë:
Të dua, të adhuroj!
Jam unë, ajo që ty të ndjenë më shumë
– të ndjenë me shumë ..
Me bardhësinë që më rrethon,
je ti drita ime që me vërbon ..
Je ti, je ti, je ti – je vetëm ti! ..
E dua bukurinë tënde kur ti zgjohesh në mëngjes,
janë puthjet e tua, që më japin jetë!
Aromën tënde trupi im e kërkon,
të dua, të dua – por kaq nuk mjafton ..
– nuk më mjafton ..
—————————————————————————————————
LEXO EDHE: Flori & Argjentina: Ku ishe ti kur unë kërkoja pak dashuri?(teksti dhe kënga)
Ku ishe ti kur më shikonin mua në sy?
Ku ishe ti kur më dënonte zoti për ty?
Ku ishe ti që të më thoje se jam gabim.
Ku ishe ti kur nuk e ndjeja më trupin tim?
Pyes veten: Ku isha unë?
Ku isha unë kur dikush ty të donte më shumë?
Pyes veten: Ku isha unë?
Ku isha unë kur harrove se të doja pafund?
Ku ishe ti kur unë urreja veten pa ty?
Ku ishe ti kur dhe njëherë s’do flinim të dy?
Ku ishe ti kur unë besoja tjetër njeri?
Ku ishe ti kur unë kërkoja pak dashuri?
Pyes veten: Ku isha unë?
Ku isha unë kur dikush ty të donte më shumë?
Pyes veten: Ku isha unë?
Ku isha unë kur harrove se të doja pafund?
Kur harrove se të doja pafund…