Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

Nga Odise Plaku

E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,
fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.
Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,
dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

E di grua që prapë si dikur do të dua,
nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.
Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,
ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,
në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.
Unë të renë përrallë do t’u stërhollojë si dhuratë,
ti marrë me vete e mos të na bëjnë shamatë.

ObserverKult


odise plaku nevojë

Lexo edhe:

ODISE PLAKU: VOGËLUSHIT TIM

Për jetët e vogëlushëve të ndarë padrejtësisht nga kjo jetë. U prehshin në botën e engjëjve!

Ti mos qaj, vogëlushi im,
retë e zeza, që kafshojnë qiellin
e pjellin gjarpërinj të kuq,
s’do të të trembin më.

Unë i treta ato
me rrezet e syrit tim
e frikën e godita
me rrahjet e zemrës.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ODISE PLAKU: MË PUTH, ZEMËR, MË PUTH PËR TË FUNDIT HERË…

Më puth, zemër, më puth për të fundit herë,
ëmbëlsinë e buzëve të tua të marr në shtegtime,
Ta kujtoj kur do të jem larg teje, në vetminë time,
zjarrin të më ndezësh në kujtime të netëvonave.

Më puth, zemër, mos ndalo, veç më puth fort,
buzët gjak të më bëhen, e di që nuk do të vdes.
Më shtrëngo zemër, gjoksit tënd të lë shpirtin,
fryma të më ndalë, dashurisë t’i nxjerrim fundin.

Më puth, zemër, sytë mos t’i çelim, jetojmë ëndrrën,
e bukur, e gjatë, nga pasioni ynë nuk do të mbarojë.
Më jep frymë, më jep jetë, më fshi frikën e harresës,
në puthje të mbetet si lëndina e luleve të pranverës.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult