ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Përpiqu të jesh një nga ata njerëzit tek të cilët të gjithë kanë besim./Henry James
Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet./Immanuel Kant
Kush arrin qëllimin e tij nuk e humb kurrë emrin e mirë./Baltasar Gracian
Të dëshirosh është të mundesh. Një pasion i vërtetë, një përkushtim total kundrejt një qëllimi, rezulton përherë i suksesshëm. /William Hazlitt
Nise ditën tënde sikur ajo të kishte një qëllim./Will Smith
Për të arritur lumturinë, duhet të sigurohemi që të mos mbesim kurrë pa një qëllim të rëndësishëm./Florence Nightingale
Sekreti i jetës, sidoqoftë, është të rrëzoheni shtatë herë dhe të ngriheni tetë herë./ Paulo Coelho
Nuk mund të dashurohet me një qëllim të dytë./Sandor Marai
Për të lumturuar një njeri, mbushja duart me punë, zemrën me dashuri, mendjen me qëllime, kujtesën me dije, të ardhmen me shpresë dhe barkun me ushqim. /Frederick E.Crane
Nuk dihet saktësisht përse jemi në botë; por të paktën kjo është e qartë, që jemi këtu për të shijuar. /Arturo Graf
Sekreti për t’ia dalë në jetë është t’i caktosh vetes një qëllim./Ari Kiev
Duhet t’i caktosh vetes synime afatgjata që mos të të lejojnë të ndihesh i zhgënjyer nga dështimet afatshkurtra./ Charles C.Noble
Të duash nuk mjafton: duhet dëshiruar me gjithë shpirt për të arritur qëllimin. /Ovidi
Të marrësh pasurinë për lumturi është të ngatërrosh mjetet me qëllimin, dhe ky gabim është shkaku i palumturisë së shumë njerëzve./Joseph Sanial-Dubay
Kur pëson një padrejtësi ke një qëllim më tepër në jetë./Eric Hoffer
Mos syno suksesin nëse e dëshiron. Bëj vetëm atë që të pëlqen e në të cilën beson, e suksesi do të vijë vetvetiu./David Frost
Po të ecnim vetëm në ditët me diell, nuk do të mbërrinim kurrë atje ku duam të shkojmë./Paulo Coelho
Jemi lindur për të dashuruar: ky është parimi i ekzistencës dhe qëllimi i saj i vetëm./Benjamin Disraeli
ObserverKult
Lexo edhe:
ARETHA FRANKLIN, THËNIE TË FAMSHME NGA MBRETËRESHA E SOULIT
E thërrisnin “Mbretëresha e Soul-it” dhe padyshim ka qenë një nga artistet më me ndikim në muzikën bashkëkohore.
Ja disa nga frazat më të njohura të Aretha Franklin:
“Gjithmonë e kam ndier se rock and roll është një muzikë shumë, shumë e shëndetshme”
“Unë u këndoj realistëve, njerëzve që pranojnë si janë”
“Jam zonja ngjitur kur nuk ndodhem në skenë”
Thëniet tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult