Pavel Matev: Dhe kërkoj gjithmonë të parën dashuri

Dhe kërkoj gjithmonë
të parën dashuri:
në ylberin e verës,
në thirrjen që s’më ndezi,
në çdo muaj të vitit.

Në ç’mister lindi ajo,
në ç’vend u pagëzua-
mos vallë nën yjet
që shkojnë vetëtimë,  
apo në imagjinatën e dritës së hënës?
Në harresën e vetvetes u duk një grimë,
dhe në çmenduri u eklipsua…
Barëra të shndërruara
më çojnë  
në një humnerë blu:
“Qetësohu!
Oh, I dashur, flokët e tu janë zbardhur…
I mjeri ti!”

Po ne rrallë jemi vetëm-
Si e qeshura në një tragjedi.

Përktheu: Myzafer Xhaxhiu