
Poezi nga Frederiko Garsia Lorka
Fillon kitara
të vajtojë.
Kupat e agimit
bëhen copë.
Fillon kitara
të vajtojë.
Është e kotë
ta ndalosh.
Është e pamundur
ta pushosh.
Ka vaj të lehtë,
monoton.
Siç vajton uji,
era mbi borë.
Është e pamundur
ta pushosh.
Vajton për gjëra të largëta,
për rërën e jugut të nxehtë
që kërkon kamelie të bardha.
Vajton perëndimi pa mëngjes,
shigjeta pa nishan,
zogu i parë i vdekur
majë degës së lartë.
O kitarë!
Zemër plagosur për vdekje
nga pesë shpata.
Përktheu: Aurel Plasari
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
PREJ 25-29 JANAR JU MIRËPRESIM NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS!
DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI
DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…
DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…