Petraq Kolevica: I huaj në vend të huaj…


I huaj në vend të huaj,
As vetë s’di pse vuaj
Në mendje çfarë s’bluaj!

Dëborë bje, dëborë bje,
Si në qytetin tim,
Po s’di përse në shpirt me shtje
Kaq tepër dëshpërim.

Dëborë bje dhe era ngreh
Shtëllunga fluturim.
E shoh me nge si dikur, dje,
Dhe ndjej kaq mallëngjim.

Dëborë bje dhe gjithçka fle
Si n’ëndërr pa mbarim,
Po zemra rreh si ergjele
Që rend e s’gjen shpëtim.