Poezi nga Petrit Ruka
LAKIMI I EMRIT TË SAJ
*
Një vajzë të Shkodrës desha dikur
së largu e desha, nga frika,…
dhe fjalën “të dua”, të rëndë si gur
Mbi shpinë e mora dhe ika.
Në fshatrat malore, plasur prej mallit
mësues i zbehtë, binjak me trishtimin,
me emrin e saj në dërrasën e zezë
u mësoja nxënësve lakimin.
Dyzet gojë njëherësh me emrin e dashur
emërore Ajo,… i, e Asaj gjinore,
veç lotët në grykë nuk di si i lidhja
kur arrinin në kor tek rasa thirrore…
Ku është tani vallë përgjumësh si Buna,
Gjynah të vdes pa ditur sa e doja,
Veç në ia tha këto në gjumë ndonjë ëndërr
nga ato mijëra ëndrra që i postoja…
ObserverKult
Lexo edhe:
MARTIN CAMAJ: MBRENDA NË GJALLNINË E JETËS JAM ME TY
Poezi nga Martin Camaj
Jam si jam, thëngjill
që digjet në gji, dy, tri herë
e mandej bie në letargun
e mendimeve, Hera,
Dhe hini mbulon qenjen time.
Mbrenda në gjallninë e jetës
jam me ty.
Dhe jam me tokën
nën peshën e bimëve gjitfare
në këtë verë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
REXHEP SELIMI: ATDHE E LOT
Atdhe i kohëve të lashta të reja
Unë të dua
Dhe në kujtime mes gjërave të tua
Gjej bukurinë time të amshueshme
Zë i pambrojtur i ndaluar
Nga dora e zezë që më privon nga jeta
Më jep fuqi
Ma fshij gjakun
Pikë loti
Hijeshon plagën
Ti asnjëherë nuk mbetesh i harruar
Loti
Nuk dëshmon veç dhembjet psherëtimat
S’derdhet veç nga gëzimet
Unë të dua
Ti më shfaqesh në ëndërr
Dhe të ngre në qiell mes reve
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult