Era vajton gjethe vjeshte, që vdesin nji e ka nji.
Vetima e syve t’tu djeg pa pra lisa dashnie;
ça tepron prej flakës s’tyne, bahet prush e m’përvlon gjoksin.
E ngarkova natën n’shpinë m’e hjedhë n’det e ta hanë peshqit.
Me fjalë kangsh du me ndërtue nji kështjellë ku ti t’jesh mbretnesha.
Kunorën kam me ta ba me puthje si frymë shiroku.
—————————————————————————-
LEXO EDHE: PJERIN NDREKA: MA MIRË M’BAN UJË KUR UNË TË VDES…
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poeti Pjerin Ndreka.
Cila asht ideja juej për lumtuninë e përkryeme?
Unë nuk e di nëse ekziston me të vërtetë lumtunia e përkryeme. Mendoj se si koncept duhet me kenë dashnia e realizimi i saj final në të dy anët e segmentit, marrje e dhanie. Në pamje të parë duket si raport komercialist, jo poetik, material. Po në fund të fundit dashnia nuk ka si me kenë vetëm abstrakte meqë ka të bajnë me ndjenjat e me idenë. Truni e zemra, me t’cilët ne ndërlidhim mendimet e ndjenjat janë organe, objekte materiale.
Cila asht friga juej ma e madhe?
Dyshimi se mos bahem i padobishëm, i tepërt, i mërzitshëm për familjen, miqtë, të afërmit e vetvedin.
Cilin person të gjallë e admironi ma së shumti?
Frederik Ndocin. Ai ka realizue të gjithë andrrat që unë nuk kam mujtë me i realizue. E admiroj dhe e kam edhe pak zili, megjithëse e kam mik shumë të mirë dhe e due fort.
Cili asht personaliteti historik me t’cilin do të dishronit me u identifikue?
Luigj Gurakuqi me të tanë universalitetin e tij. Patriot e luftëtar, personalitet politik e diplomat, intelektual, publicist e letrar. Njeriu ma i panjollë shqiptar i të tana kohnave.
Cili asht tipari juej që nuk e pëlqeni?
-Andrrimi me sy çilë e besimi i tepruem te të tjertë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU