Poezi prekëse nga Çun Lajçi për vajzën e ndjerë: S’kam harrua me shkrua, por mujtë s’kam…

Poezi nga Çun Lajçi

(02.05.1983)

S’kam harrua me t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua me shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t’mia!

Vonua jam, por s’kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n’letër:
– Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!
Bubulinë, urime ditëlindja.

 02.05.2023

Bubulina Lajçi

ObserverKult

——————————————————————-

Lexo edhe:

SHKRIM PREKËS NGA ÇUN LAJÇI PËR VAJZËN E NDJERË: MË KISHTE MARRË MALLI ME TË TAKUA… ME T’PËRQAFË…

Nga Çun Lajçi

Sot e shiqova gjatë atë foton e shfaqjes së fundit, n’rolin e sheh Rumiut; – me kaukun e verdhë! Me pallton e verdhë! Me tëspihet e verdhë, t’gjatë deri të gjunjët!

– Atë foton nga shfaqja e fundit si artist, me kornizën e madhe, që m’erdhi dhuratë nga ajo Zana regjizore, kur po përpiqesha me vdekë pak nga Covidi! Kur po përpiqesha me mbetë fotografi, i varun n’mur përgjithmonë, mes kornizave tua!

Gjatë e shiqova foton time sot! Ndrrova edhe pozicion, se rrezet e diellit thyheshin n’xhamin e pluhnosun e ma prishnin imazhin!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult