Preç Zogaj: Ngado më shtyn kjo natë, ky mall 21/12/2020 • 12:13 Ngado më shtyn kjo natë, ky mallpërveçse te ti atje ku nuk më pret,E lamë të thënë të rrimë pa u parëme terrin e pakalueshëm ndërmjet. Tani që s’të kam jam bërë më i shkuar,një zot më mban peng nëpër kujtimetë lashta, të huaja që s’di t’i kem jetuar-Jam unë fantazma e jetës sime. Asnjë largësi, arrati a ikjes’më çon dot matanë kësaj lëngate,Kudo është mungesë, kudo përshpirtje,Një letër e gjatë pa shkrim zotnisë sate. Një shtjellë e purpurt, magji e vjetërna mbajti në jerm një vit përqafuar.Dhe nuk mund të kishte vazhdim tjetërnga kjo vetmi që nuk ka të mbaruar.