Në klinikën time erdhi një burrë i thyer në moshë për të mjekuar një plagë në dorë. Duke e parë se, herë pas here, shikonte orën, e pyeta se si e kishte hallin.
Më tha se duhej patjetër të shkonte në një rezidencë të moshuarish për të ngrënë mëngjesin me të shoqen. Më tregoi se ajo kishte kohë që jetonte atje, sepse vuante nga një Alzheimer mjaft i avancuar, dhe se ai duhej t´i gjendej pranë çdo ditë.
Ndërsa mbarova së fashuari plagën, e pyeta nëse ajo alarmohej, po të vonohej.
– Jo, – më tha. – Ajo nuk e di cili jam unë. Ka gati pesë vjet që nuk më njeh më.
Atëherë, i çuditur, e pyeta:
– Nëse ajo nuk ju njeh, ç’është nevoja të rrini me të?
Ai buzëqeshi dhe tha:
– Vërtet, ajo nuk e di cili jam unë, ama unë e di cila është ajo.
Ndërkohë që ai po dilte, unë, gati të përlotesha nga kjo histori, mendova: “Ja, kjo është dashuria që na duhet në jetë. Dashuria e vërtetë nuk është thjesht dashuria fizike apo romantike. Dashuria e vërtetë është kur e pranon tjetrin për çka është, për çka ka qenë, për çka do të jetë, por edhe për çka mund të mos jetë kurrë.”
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHURIA NUK DO ME PASË, DASHURIA DO VETËM ME DASHTË…
Nga Herman Hesse
Sa më shumë që u plakja aq më të pakuptimta më dukeshin kënaqësitë e vogla që më jepte jeta, aq më qartë e kuptoja se ku gjendej burimi i gëzimeve të jetës. Mësova se të të duan nuk është asgjë, ndërsa të duash është gjithçka, dhe gjithnjë e më shumë më dukej se kuptoja se ajo që i jep vlerë dhe kënaqësi ekzistencës sonë nuk është gjë tjetër veçse aftësia jonë për të ndjerë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult