Pyetësori i Prustit: Agim Selimi

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet regjisori e psikiatri Agim Selimi.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Mirëkuptimi me vetveten dhe të tjerët.

Cila është frika juaj më e madhe?
Ndryshimet klimatike.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Bill Kllintoni.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Ibrahim Rugova.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Neglizhenca.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Agresiviteti.

Në cilat gjëra e teproni?
Konsumimi i duhanit.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Asgjë përveç humorit.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Rrugtimi i merituar.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Qetë, ngadal.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Mosinsistimi personal në dhënjen e kontributit për ndryshime pozitive në shoqërinë kosovare.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Familja.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Optimiste.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Heqja dorë nga duhani.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Ndershmëria në karierë.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Do të përpiqesha për arritje edhe më të mëdha intelektuale.

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Person paqësor.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Familja.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Luftërat.

Ku do të dëshironit të jetonit?
Në Kosovën e ëndrrave të mia.

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Qëndrueshmërinë.

Çfarë vlerësoni tek një femër?
Sinqeritetin.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Irvi D. Yalom

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Ndërtuesit e paqes

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Shkrimtar.

Si do të dëshironit të vdisnit?
Ndershëm.

Cila është motoja juaj?
Kurrë mos u dorëzo./Gazeta Observer