Rexhep Shahu: Si ta shkruaj se të kam harruar…

rexhep shahu
Rexhep Shahu

Si ta shkruaj se të kam harruar, kur nuk shoh letër të bardhë,
Por veç fytyrën tënde derdhë nga sytë e mi.
Lapsi nuk vlen për të shkruar, filloj me gishta
Të shkruaj buzët e tua, të prek hundën tënde
Të puth nishanin tënd dhe ti gudulisesh.

Si të shkruaj se të kam harruar a dua të të harroj
Kur harrohem në ty dhe s’kam kohë për gjë tjetër,
Kur pamja jote ka zënë sytë e mi gjithë kohën
Si tani kur të shkruaj letër.
Më thuaj si ta shkruaj harrimin e vetës time në ty.

(Nga libri “Qyteti i Lutjeve”)

*Titulli i origjinalit: “Si ta shkruaj harrimin”

————————————

LEXO EDHE: REXHEP SHAHU: GJITHMONË KAM DASHTË TË MË DUASH…

Poezi nga Rexhep Shahu

Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Të fluturoj brenda syve tu.

Gjithmonë kam qenë në ëndërr me ty
Mbi det në një vals të dridhshëm
Mbështetë në njëri-tjetrin
Deti s’më ka dashtë në fundin e tij
Më ka lënë të vallëzoj me ty.

Gjithmonë kam dashtë të më duash
Të më duash si unë ëndrrën me ty
Dhe shtjellën e ëndërrt që na ngre në qiell.

Krahët e ëndrrave janë ndryshkë
I pashë në sytë e tu në breg të detit
Si krahë avionësh të Luftës së Dytë
Braktisë nga lufta e dashuria…

Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Në qiejt e syve tu…

ObserverKult